Teksa gjysma e Greqisë po digjet nga zjarret, plazhet në Evros zbardhen nga breshëri

Në shumë zona të Greqisë, zjarri vijon të djegë gjithçka që i del para dhe po përhapet me shpejtësi. Por teksa këto zona të Greqisë digjen, në Evros kanë nisur stuhi shiu dhe breshëri.

Shumë zona të Greqisë janë duke luftuar me flakët, përveç Trakisë, ku ra shi dhe breshër, duke bërë që plazhet të "zbardhen".

Pasditen e sotme, 6 gusht, stuhi të forta goditën zonat e Trakisë, ndërsa breshëri ra në Aleksandropolis.

Breshër po ashtu  ra në zonën e Dikellos dhe Makrit dhe sipas dëshmive të banorëve dhe pushuesve breshri ishte me madhësinë e një arre.

Ende nuk dihet nëse breshri ka shkaktuar dëme në të korrat, makinat apo shtëpitë.

Teksa gjysma e Greqisë po digjet nga zjarret, plazhet në Evros