Kapet peshku me dhëmbë 'njeriu' në ujërat e Karolinës së Veriut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Gusht 2021, 22:22
Një peshk me dhëmbë të ngjashëm me njeriun është kapur në Shtetet e Bashkuara.
Një fotografi e peshkut u shpërnda në Facebook këtë javë nga Jennette's Pier, një destinacion peshkimi në Nag's Head, Karolina e Veriut.
Ai u identifikua si një peshk "kokë dele", dhe është i veçantë për shkak të nofullave plotë me dhëmbë që i kanë edhe delet.
Thuhet se peshku u kap nga peshkatari Nathan Martin.
Martin tha se ai kishte shpresuar të kapte një peshk "kokë dele."
“Koka e deles” ushqehet me akrepa dhe guaska, kurse dhëmbët i rriten për të shqyer mirë ushqimin që e ha.
