Kosova pritet të ndryshojë masat: Do pranohen në aktivitete vetëm ata që kanë marrë 1 vaksinë
Pritet që të miratohen masa të reja lidhur me vaksinimin në Kosovë për të marrë pjesë në evente të ndryshme.
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit në Kosovë ajo që ka bërë të ditur se çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marr pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë në qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare është i detyruar që të marr vaksinën anti-COVID.
Oda kërkon që nga data 20 gusht të paktën të kenë marrë dozën e parë përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet.
“Drejtori i departamentit të sallave të dasmave pranë Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Driton Hoti ka mbajtur sot një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Takimi ishte për qëllim të diskutimit rreth ngritjes së rasteve të të infektuarve me Covid-19 dhe nga ky takim u vendos të merret një vendim. Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marr pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marr vaksinën anti-COVID sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës u bisedua që të ketë zgjatje pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate.
