Rritje shqetësuese e numrave në Kosovë, 221 raste të reja, 1 vdekje dhe 888 raste aktive

Një rritje shqetësuese kanë pësuar numrat e të infektuarve me Covid-19 në Kosovë këtë të mërkurë.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëhet e ditur se nga 3,160 teste të kryera në 24 orët e fundit pozitive kanë rezultuar 221 persona. 

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit ka vdekur një person, ndërsa janë shëruar 21. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688.

Në total numri i rasteve aktive është 888.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë dhënë 14.616 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës.

Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.