Vrau gruan, shqiptari në Greqi: Nuk dija se çfarë po bëja, jam penduar. Kam prova që më tradhtonte

Florand Shehu, shqiptari që vrau gruan ndërsa ndodheshin në banesën e tyre në Greqi, është shprehur se viktimave tradhtonte.

Sipas mediave greke 40-vjeçari, para autoriteteve përkatëse ka deklaruar se nuk e dinte se çfarë po bënte në momentin kur vrau gruan.

“Dua të theksoj se jam i shkatërruar, i “tretur mendërisht dhe u pendova për atë që bëra, që në sekondën e dytë, për këtë arsye dhe u paraqita në Departamentin Policor ku tregova në detaje atë që kishte ndodhur. Ju kërkoj falje… kryesisht prindërve të gruas sime dhe veçanërisht fëmijës tonë të vetëm.”- është shprehur ai.

Pas dëshmisë, Shehu u dënua me paraburgim, me vendim unanim të hetuesit dhe prokurorit. Ai po ashtu është shprehur se është penduar për atë që bëri menjëherë dhe kjo ishte arsyeja edhe që u vetdorëzua.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat, Shehu është shprehur se ka prova për marrëdhëniet jashtëmartesore të bashkëshortes së tij, ku ka dorëzuar edhe një USB ku sipas tij janë regjistruara bisedat e së shoqes me një person tjetër.

Ai vrau bashkëshorten me thikë, ndërsa fqinjët janë shprehur se ata debatonin herë pas here.