Kosovë, 47 fëmijë të infektuar me COVID-19 gjatë dy ditëve të fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Gusht 2021, 09:53
Gjatë dy ditëve të fundit 47 fëmijë janë infektuar me koronavirus në Kosovë.
Gjendja e këtyre fëmijëve konsiderohet stabile dhe sipas autoriteteve shëndetësore, janë duke u trajtuar në shtëpi.
Vetëm një nga fëmijët e moshës së re (nga 0-9 vjeç) që ka dalë pozitiv me COVID-19, është duke u trajtuar në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Rufadije Maqastena-Maxhuni, doktoreshë në Klinikën e Pediatrisë, tha për Radion Evropa e Lirë së fëmija i pranuar në klinikë, që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, është i izoluar dhe po e merr trajtimin e duhur.
"Pacienti është duke u trajtuar me terapi dhe gjendja e përgjithshme është stabile", tha ajo.