Viktima e parë nga zjarret në Kosovë

Shënohet viktima e parë e zjarreve edhe në Kosovë.

Një person ka humbur jetën në fshatin Novosellë të Malishevës.

Vdekja dyshohet të ketë ardhur nga asfiksia pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga flakët.

“Viktima mashkull  kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasoje kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”,  informon policia e Kosovës.