Serbja që nuk e lë në Gjakovën
Dragica Gashiç është një shtetase serbe e cila po persekutohet nga shqiptarët e komunës kosovare të Gjakovës pse ajo u rikthye atje pas 20 vitesh pas konfliktit Kosovë-Serbi, shkruan AFP.
Plagët e luftës për shqiptarët e Kosovës janë ende të pambyllura dhe paragjykimi i tyre për serbët, një problem me prapavija etnike.
59-vjeçarja vendosi në qershor të rikthehet në komunën e Gjakovës, por komuniteti i atjeshëm do që ajo të largohet si 20 vite më parë.
Policia vendore po i ofron mbrojtje teksa pak ditë më parë shtëpia e saj u plaçkit, supermarketi i lagjes i refuzoi hyrjen dhe në rrugë e në banesë fyhet e ngacmohet vazhdimisht.
"Nuk i kam bërë asnjë të keqe askujt. Nuk më duan këtu pse jam serbe, se nuk ka arsye tjetër."
Rasti i Gashiçit është trajtuar edhe në Bruksel gjatë dialogut dypalësh, dhe ka marrë vëmendjen e ambasadës amerikane në vend dhe të Këshilli për të Drejtat e Liritë e Njeriut.
Gjakova është komuna shqiptare ku forcat serbe në fundvitet '90 vranë rreth 1,500 banorë apo 12% e totalit të viktimave të luftës.
Bashkëqytetarët e saj shqiptarë kujtojnë këtë kur thonë se është kriminale që serbët të rikthehen në komunën e tyre, ndërsa të tjerë fajësojnë Gashiqin se ka punuar për Ministrinë e Brendshme jugosllave, edhe pse ajo vetë pohon se ishte veç pastruese në rajonin e policisë.
Komuna e Gjakovës ka kërkuar të mos politizohet rasti i 59-vjeçares, dhe i ka kërkuar Gjykatës “të anulojë kontratën për marrjen me qira të banesës së saj”, të cilën shtetasja serbe thotë se nuk do ta lëshojë dhe se në Serbi ajo nuk ka për t'u kthyer e gjallë po të qe me detyrim.