Zjarri në Varybobi të Greqisë lë pas pasoja tragjike, digjen mijëra hektarë, shtëpi e kafshë
Këto janë pasoja te rënda që la zjarri dje në mesditë në Varybobi të Greqisë, ku ekspertët që flasin për të paktën 80 shtëpi të djegura.
Tymi nga zjarri është përhapur në të gjithë pellgun e Atikës ndërsa situata në shumë zona të Athinës është e keqe përsa i përket grimcave të dëmshme PM2.5.
Vlerësimi i dëmeve në shtëpitë është ende në proces, ndërsa pritet të përfundojë pas shuarjes së zjarrit nga Shërbimi Zjarrfikës.
Sidoqoftë, deri më tani, dhjetëra familje janë kthyer në shtëpitë e tyre me dritën e parë të ditës për të parë dëmin nga afër dhe kanë parë vetëm hi në vend të shtëpive.
Katastrofa ekologjike është po aq e madhe ku nga informacionet zyrtare, të paktën 12,500 hektarë tokë u shkatërruan me zjarrin që filloi në një zonë pyjore.
Përveç mijëra hektarëve tokë, shtëpive e bizneseve, flakët dogjën të gjalla edhe kafshë.


