Kapet shitësi i kokainës në zonën e Yzberishtit, në banesë i gjejnë detonatorë dhe 2 karta identifikimi policie

Një 38 vjeçar u arrestua në flagrancë duke qarkulluar me automjet  nga kontrollit i të cilit u gjet një sasi dozash me lëndë narkotike kokainë, të cilat ky shtetas ia shiste përdoruesve të ndryshëm në lagjet e Tiranës.

Sipas policisë Anteo Guci, banues në Tiranë shiste drogën në zonën e Yzberishtit, Pallateve Çabej dhe Astirit, kundrejt vlerës 3500 deri në 7000 lekë të rinj për dozë.

Operacionin policor u kodua "Detonatori". Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti edhe 2 karta identifikimi policie të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, municion luftarak, ndezës detonatorë për granata, 2 karta identifikimi policie të dyshuara të falsifikuara, 2 peshore elektronike, 1 automjet, 1 motomjet dhe një sasi lënde narkotike kokainë, të cilën ky shtetas e përgatiste në doza të vogla, gati për shitje në zonat e lartpërmendura.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.