Tymi mbuloi zonën, Çfarë ndodhi sot në Gjirokastër - Kakavijë... Shikon videon

Paraditen e sotme ata që udhëtuan në aksin Gjirokastër - Kakavijë kanë parë tymin e madh që kishte mbuluar zonën për shkak të një vatre zjarri aktive pranë fshatit Goranci të Dropullit.

Ndërhyrja e zjarrfikësve shmangu përhapjen e flakëve ndërsa tymi krijoi vështirësi në qarkullimin e mjeteve në këtë aks. 

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, raporton Ora News.