Bilanci në qarkun Shkodër: Zjarri ra edhe në Parkun Kombëtar të Thethit, u shuan flakët në Tarabosh

Në malin e Taraboshit zjarri është fikur. Morën pjesë për shuarjen e kësaj vatre nga shërbimi zjarrfikës rreth 10 efektiva dhe 3 mjete zjarrfikës  dhe 5 punonjës të AdZM Shkodër.

Në Parkun Kombëtar të Thethit  një vatër zjarri është përshkuar një sipërfaqe *0.4 ha dhe është izoluar plotësisht nga 5 punonjës te ADZM.

Është raportuar nga Bashkia Shkoder një vatër zjarri ne zonën,  ndërmjet Pultit e Postribës në vendin e quajtur Ura e Telit/  shelli Prek Lules, për të cilën, nuk ka informacion për ecurinë e kësaj vatre.

Në Bashkinë F Arrëz është shuar vatra e zjarrit në njësinë administrative Qafe-Mali, fshati, Bardhet.

Eshte shuar vatra shume e vështirë në Njësinë administrative Fushe-Arrez, ku përshkua, rreth 22 ha pyll pishe e zeze dhe u dogj një sipiërfaqe e djegur: 0.8 ha

Në Bashkine Vau Dejes janë shuar 2 vatrat e zjarrit në Cukal dhe  Temal

Në fshatin Budac të Vermoshit ka një vatër zjarri që është kryesisht në kullotë.