U kthye nga Greqia... punoi tokën, e mbolli me shalqi, por po i kalbet në fushat e Frakullit në Fier

Në këtë periudhë pjesa më e madhe e tokave bujqësorë në Fier janë të mbjella me shalqi por çmimi i ulet dhe mungesa e tregut kanë bërë që prodhimi të mos shitet.

“Jam kthyer nga Greqia me nipin tim për të jetuar në Shqipëri por këtu nuk ka shpresë.. ja shikoni..” na thotë fermeri Azem Zane nga fshati Adë ndërsa na tregon me gisht tokën prej 13 dynym të mbjellë me shalqi.

“Pata 13 dynym gjithsej, por 10 dynym nuk i kam zënë me dorë, fare fare! Dëmi vetëm për shalqinj vete 7 mln lekë” tregon ai për Ora News.

Për tre vite prodhimi i tyre eksportohej në Kosovë por këtë vit nuk ka ndodhur.

“Këtë vit nuk ka ikur fare shalqi për eksport. Kemi shitur tre vjet resht në Kosovë por nuk dimë çfarë ka ndodhur ”.

Ndërkohë në tregun e brendshëm çmimi ka vajtur në 4 lekë të reja për kilogram dhe ata nuk mund të mbulojnë as shpenzimet të cilat kanë shkuar deri në 11 milionë lekë

“Nuk dimë ku të vemi e mbytemi jemi me borxhe” na thotë Azemi.

“Unë jam kthyer që në 2012 kam qenë me nipçen dhe jemi kthyer për të jetuar këtu por nuk ka shpresë. Doja të ushqeja familjen, kam familjen, fëmijë, prindër, me çfarë ti ushqej..”

Në të njëjtën situatë ndodhet dhe fermeri  Ajet Troka.  Ai ka një sipërfaqe prej 3.5 dynym dhe ka prodhuar rreth 35 ton shalqi. Ka shpenzuar rreth 3 milion lekë të vjetra, e nuk ka mundur të shesë asgjë.

“Nuk kam shitur asnjë kokërr shalqi” thotë ai.

Fermerët e shumë fshatrave në njësinë administrative Frakull njihen për kultivimin jo vetëm të shalqirit por dhe të luleshtrydhes, perimeve, pemëve frutore etj por ata çdo vit përballen me një treg të pasigurtë për shitjen e tyre.

U kthye nga Greqia... punoi tokën, e mbolli me shalqi, por po i kalbet

U kthye nga Greqia... punoi tokën, e mbolli me shalqi, por po i kalbet