Nusja hyn me forcë në banesë dhe rreh ish vjehrrën, në Berat i riu rreh bashkëjetuesen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Gusht 2021, 10:07
Dhuna në familje vijon të jetë shqetësim në familjet shqiptare.
Një 30 vjeçare është shpallur në kërkim në Durrës pasi u fut me forcë në banesën e ish vjehrrës dhe e dhunoi me sende të forta duke e bërë për spital.
Ngjarja mësohet se është shënuar gjatë natës. Policia saktësoi sot se gruaja kishte një urdhër mbrojtje nga Gjykata dhe 30 vjeçarja e kishte të ndaluar të shkonte në banesën e saj
E lënduara ndodhet në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia thotë se po punon për arrestimin e të resë që dhunoi vjehrrën.
Ndërkohë në Berat u bë arrestimi i shtetasit E.P., 39 vjeç, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.