“Jaht luksoz..Lamborghini” Konfiskohet pasuria e pronarit Italian, punësoi shqiptarë si trafikantë droge
Me urdhër të Prokurorit të Antimafias Italiane e të Drejtorit të Departamentit të Antimafias, Drejtoria Investigative e Antimafias Italiane ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm urdhërin e konfiskimit të pasurisë së një sipërmarrësi italian me bazë në Aquila, i akuzuar për përfshirje në një trafik lëndësh narkotike, në një grup kriminal italo-shqiptarë.
Aktiviteti investigativ zbardhi se sipërmarrësi italian kishte financuar organizimin kriminal duke i ofruar dhe bazën materiale për transportin e drogës përmes automjeteve të kompanisë së tij, informon Ora News.
Gjithashtu kishte punësuar në mënyrë fiktive disa shtetas shqiptarë, trafikantë droge.

Aktivitite kriminal u zbardh gjatë operacionit të marsit 2014, i koduar "Dama e bardhë" i cili çoi në ezkeutimin e urdhër ndalimeve për trafik droge të shtetasve;
G. A. lindur në Shqipëri 28 vjec
G. D.lindur në Shqipër, di 23 vjec
M. G.lindur në Rumani 30 vjec
D.Ë. lindur në L’Aquila di 43 vjec
M. P. lindur në Teramo 32 vjec
M. L. lindur në Rumani, 31 vjec
B. E. lindur në Shqipëri 38 vjec, banues në Castellanza
B. D. lindur në Shqipëri 38 vjec , banues në Busto Arsizio

Ekzekutimi i vendimit të sotëm, nga Antimafia Italiane, ka çuar në konfiskimin e 32 pasurive të patundshme, 3 automjete, njëri prej të cilave Lamborghini, 1 mjet lundrimi luksoz, e raporte financiare me vlerë 3 milionë euro, informon Ora News.
Departamenti i Antimafias italian informon se sipërmarrësi italian është përfshirë dhe në akuza për korrupsion në tendera publike për ndërtimin e Aquila-s pas tërmetit të vitit 2009.