Zjarret në vend, nis zyrtarisht kontrolli i KLSH në institucionet e emergjencave

Nis tashmë zyrtarisht kontrolli i KLSH në të gjitha institucionet që janë pjesë e procesit të emergjencave.

Kontrolli ka nisur në  drejtorinë e përgjithshme të emergjencave civile si dhe hallka të tjera të ministrisë së brëndshme që lidhet me emergjencat civile, në ministrinë e mbrojtjes si dhe ato të pushtetit vendor. 

Sipas burimeve, me urdhër të kryetarit të KLSH, Arben Shehu, do të auditohen të gjitha tenderimet e viteve të fundit për blerjen e paisjeve të emergjencave. Ky kontroll nisi pas zjarreve të fundit ku pati akuza të shumta se punonjësve ju mungonin pajimet bazë. 

Nisja e këtij kontrolli pati një bllokim nga ana e strukturës së emergjencave qëndrore civile pasi drejtori ishte me pushime, duke shkaktuar dhe një reagim nga kreu i KLSH Arben Shehu i cili i bëri thirrje për rikthim në punë.

Pas rikthimit,një ditë më parë ka nisur kontrolli edhe në këtë institucion. Gjithashtu, KLSH do të auditojë dhe verifikojë në ministrinë e brëndshme, ministrinë e mbrojtjes si dhe pushtetin vendor, të gjitha paisjet që janë në dispozicion për raste emergjencash si ajo që po përjeton aktualisht vendi.