Ekstradimi i parë drejt SHBA/ Gjykata lë në burg për 60 ditë Lyda Harris, Amerika dërgon dosjen

Lyda Harris e cila u arrestua pak ditë më parë me urdhër të autoriteteve të shteteve të bashkuara të Amerikës, do të qëndrojë në qeli deri në paraqitjen e dosjes për ekstradimin. Në gjykatë 74 vjeçarja pretendoi se nuk ka shkelur ligjin dhe kërkoi një masë më të lehtë.

Shtetases amerikao-kanadeze Lyda Harris e arrestuar 2 ditë më parë nga zyra qendrore kombëtare në bashkëpunim me Interpol Tirana është paraqitur para gjykatës së Tiranës.

Në seancën e drejtuar nga gjyqtari Artan Gjermeni ajo është përballur me akuzën Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”, parashikuar Kodi Penal i SHBA-së

Burimet bëjnë se vendimi për shpalljen në kërkim të shtetases së huaj erdhi pas disa hetimeve të kryera nga autoritetet Amerikane teksa dyshohet se ajo ka mbledhur disa fonde me pretendimin të ndihmuar një person që kishte problem shëndetësore dhe ndërhyrje kirurgjikale.

E përfaqësuar nga avokati Arben Prenda, 74 vjeçarja mësohet të jetë shprehur se nuk kishte lidhje më veprën në të cilën po e akuzonin duke u shprehur se ishte një person i drejtë para njerëzve dhe ligjit. ndërsa prokurori kërkoi arrest me burg e akuzuara pretendoi një masë më të lehtë, kjo nisur dhe nga mosha e madhe që ka. pavarësisht kësaj Gjermeni vendosi ta lërë në qeli 60 ditë, kohë përmes së cilës do të duhet të realizohet dhe ekstradimi drejt shteteve të bashkuara të Amerikës

Kujtojmë se marrëveshja e re e ekstradimit mes Shqipërisë dhe shteteve të bashkuara të Amerikës është miratuar vetëm pak muaj më parë dhe ky do të jetë rasti i parë i bashkëpunimit mes të dy shteteve.