Zjarri përfshin Mallakastrën, digjen 35 hektarë pyje dhe ullishte, rrezikohet lagjia Mushonjë  në Cerrile

 

Një zjarr me përmasa masive ka rënë mesditën sotme në Mallakastër. Banorët kanë njoftuar për zjarrin e rënë që ka marrë përmasa në fshatrat Gadurove,Cerriledhe Selite.

Burimet bëjnë  me dije se janë djegur dëri tani mbi  35 hektar pyje dhe ullishte ndërkohë që zjarri po influencohet edhe nga era.

Sipas informacioneve të marra nga banoret rrezikohet lagjia Mushonjë  në Cerrile. Bashkia Mallakastër është në teren me emergjencat civile zjarrfikëse punëtorë dhe vullnetarë.