Gjirokastër, riaktivizohet një vatër zjarri në kodrat në Lunxhëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2021, 16:23
Është riaktivizohet një vatër zjarri në kodrat e Saraqinishtit në Lunxhëri
Burime për Ora News, bëjnë me dije se forcat e ushtrisë janë nisur shpatit malor së bashku me repartin zjarrfikës.
Që prej më shumë se 10 ditësh, disa qarqe të vendit tonë janë përfshirë nga flakët. Ndërkohë ditën e djeshme si pasojë e asfiksisë humbi jetën dhe një 60-vjeçar, në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër.
Aktualisht 3 helikopterë po përpiqen që të neutralizojnë zjarrin, ndërkohë Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, tha se në ndihmë do u vijë edhe Holanda.

