"Doja të dilja i vdekur nga këtu" njëri nga grevistët në Lumas lë grevën për shkak të shëndetit

Përkeqësohet gjendja njërit pre grevistëve të banorët e Lumasit të cilët janë futur në ditën e dytë të grevës së tyre.

Behët fjalë për Ymer Shuaipin, një 67-vjeçar, i cili ka shfaqur probleme të mëdha shëndetësore.

Sipas mjekut që e vizitoi, ai nuk duhet të vazhdoje më rezistencën e grevës sepse para dy javësh ka kaluar paralizë faciale nga tensioni.

"Pacienti ka probleme shëndetësore, kam kaluar edhe një paralizë, merr edhe mjekim. Prandaj në këto kushte për mua është më mirë që të mos e vazhdojë grevën kur merr ilaçe. Është e pamundur që ai të vazhdojë."

Ndërkohë, 67-vjeçari shprehet me lot në sy se i vjen keq për shokët që po i lë në baltë.

"Më vjen keq për këta shokët. Unë doja të dilja i vdekur që këtu, por grupi vendosi që të mos më lërë të vdes këtu. Edhe doktori më tha se jam i pamundur, prandaj do të dal."

Edhe pse mjekët u kërkuan që të dalin nga greva, më herët 5 burrat pohuan se nuk do të tërhiqen.

Banorët e Fshatit Lumas në Kuçovë janë futur në grevë urie pasi po kërkojnë ndalimin e punimeve në Sinec.

Ata shprehen se drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhet të shkarkohet, dhe kërkojnë një takim me kreun e qeverisë zotin Rama.

Pavarësisht kërkesës së banorëve dhe Urdhrit të Agjencitë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura banorët thonë se Kompania Salillari dhe Bashkia Kuçovë vazhdojnë të dëmtojnë zonën e mbrojtur.

Greva e urisë e banorëve të Lumasit pason rreth 4 muaj protesta përgjatë të cilave banorët kanë denoncuar se janë dhunuar nga Policia e Shtetit.