Petrelë, 57-vjeçari del për të peshkuar, por vdes pasi bie në kontakt më rrymën elektrike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2021, 18:00
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Picallë të Petrelës.
Mësohet se 57-vjeçari kishte dalë për të peshkuar, ku ka rënë në kontakt me rrymën eklektike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
''Rreth orës 17:10, në fshatin Picallë, dyshohet se duke peshkuar ka rënë kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasit K. D., rreth 57 vjeç.'' - njofton policia.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
