Krijohet komision për ekzekutimin e vendimeve penale
Shqipëria ka tashmë një komision të ekzekutive të vendimeve penale. Ky është vendimi i fundit i qeverisë teksa përveç krimit ky komision do të përmbajë 9 anëtarë të cilët do të këtë përfaqësues nga disa ministri.
Me vendim qeverie është krijuar Komisioni i Ekzekutimit të vendimeve penale. Ky Komision do të shërbejë për rritjen e transparencës dhe koordinimin e të gjitha institucioneve që ndjekin ekzekutimin e vendimeve penale.
Komisioni, i pavarur nga Ministria e Drejtësisë ka përfaqësues të Kryeministrit, Kuvendit, Presidencës, Prokurorisë së Përgjithshme, Dhomës së Avokatisë dhe ministrive përgjegjëse për drejtësinë, arsimin, financat e shëndetësinë.
Komisioni shërben si një mekanizëm kombëtar për trajtimin e ankesave, kryerjen e verifikimeve të nevojshme, monitorimin e punës së burgjeve dhe çdo problematike në to, duke trajtuar me përparësi çdo çështje dhe informuar Ministrin e Drejtësisë.
Kryetari dhe zëvendëskryetari i Komisionit zgjidhen me votim të fshehtë, me shumicën e votave të gjithë anëtarëve, për një periudhë 2-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje.
Kështu, anëtarët përveçse të jenë shtetas shqiptarë, duhet që të mos kenë masa disiplinore në fuqi dhe të kenë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
Po ashtu një tjetër pikë e rëndësishme është së autorët duhet që ata të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit përpara 2 korrikut 1991.

