Astir, banesa përfshihet nga flakët

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një banesë në rrugën “Loni Ligori” në kryeqytet.

Policia bën me dije se shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

''Në rrugën “Loni Ligori” rreth orës 17:25, ka rënë zjarr në një banesë. Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale.'' - njofton policia.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.