Dyndje në urgjenca/ Deri në 250 raste në ditë te QSUT, në ambulanca rreth 30 raste për mjek
Në urgjencën e pediatrisë numri i vizitave në ditë shkon deri në 250 në fundjavë, kjo për shkak se mungojnë pediatrët e familjes.
Ndërsa në qendrat shëndetësore një mjek trajton rreth 30 raste në ditë, shifër e cila tregon një shtim të pacientëve krahasuar më një vit më parë.
"Shqetësimet më të shpeshta janë ato të shkaktuara nga rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Ndryshe nga një vit më parë, numri i fëmijëve me viroza gjatë kësaj periudhe është më i lartë. Anila Sevdari, pediatre në qëndresën shëndetësore nr. 3 thotë se shenjat dhe simptomat nuk kanë ndryshuar vetëm fluksi i vizitave.
Pothuajse janë të njëjtat diagnoza, por këtë vit ndryshe ng viti i kaluar, ka më shumë raste që vijnë. Nga 20-25 vizita bëhen në ditë.”
Mosha më e prekur është ajo nga 1 deri në 5 vjeç, dhe kryesisht paraqesin probleme me rrugët e sipërme të frymëmarrjes.
“Rastet më të shpeshta janë ato më temperature , dhimbje fyti dhe dhimbje barku. Këto janë me periudha të ndryshme në ditë të ndryshme, ose në javë.”
Mjekja apelon për më shumë kujdes nga ekspozimi i te miturve në diell, por edhe nga ushqimet e konservuara të cilat të sjellin probleme shëndetësore. Shqetësuese paraqitet situata edhe në spitalin pediatrik.
Në ditët e javës, n urgjencën e pediatrisë në QSUT paraqiten rreth 190 dose 200 urgjenca, megjjithatë ky numër ndryshon në ditët e fundjavës që arrin deri në 250 të tilla. Kryesisht fëmijët paraqiten me temperaturë.
Spas burimeve, fluksi i lartë i urgjencave në fundjavë vjen pasi mungojnë mjeket e familjes cka i detyron prindërit ti drejtohen QSUT.

