Vlorë/ Merr flakë banesa në Dukat, shkak shkëndija elektrike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2021, 15:43
Një banesë në Dukat të Vlorës është përfshirë nga flakët.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se banesa është përfshirë nga zjarri si pasojë e një shkëndije elektrike.
Në një video të siguruar nga Ora News, shihet se banorët e zonës dhe familjarët po tentojnë të shuajnë zjarrin, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja.
Deri më tani nuk dihet nëse ka dëme materiale.

