Zjarret për pallete e hotele? Peleshi: O Maskarenj! Nuk do ndërtoni, sipërfaqet e djegura do ripyllëzohen
Për të 13-tën ditë me radhë tymi, nga disa pika në Karaburun tregon se zona po vijon të digjet.
Dëmet e shkaktuara nga zjarret masive ende nuk janë përllogaritur, por më shqetësuese mbetet situata në afërsi të Llogarasë pasi flakët po përparojnë.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është I bindur se këto zjarre janë të qëllimshme. Vendosen nga ata që duan ta kthejnë nga tokë pyjore në tokë truall me qëllim ndërtimin pastaj në këto sipërfaqe.
Por për këto ‘maskarenj” siç i quajti Peleshi tha se nuk kanë shans ta kthejnë në tokë truall për të ndërtuar as me leje dhe as me legalizim.
“Në truall nuk e kthen dot sa kohë që Shqipëria ka një plan kombëtar të zhvillimit e bashkia planin e saj. Nëse zona është e gjelbërt në hartë, edhe nëse e shkreton o Masaka nuk e kthen dot në truall sepse harta thotë është e gjelbër, e bashkia do ta bëjë të gjelbër edhe kur të jetë mundësia qoftë dhe pas 100 vitesh. Nuk ka shans. Ligjërisht që të fitosh të drejtë që të ndërtosh. Ligjërisht jo e jo por dhe po ndërtove pa leje, është vënë vija e kuqe për legalizim. Gabohet"
Peleshi kërkoi angazhimin e komunitetit për të denoncuar ata që i vënë flakën qëllimisht zonave pyjore
“Nuk është spiunllik” tha Peleshi. Kërkon vendosjen para ligjit të atyre që kanë ndezur zjarret dhe për këtë thotë se ka marrë garanci dhe nga ministri Brendshëm.
“Gjithë ata që kanë interesa kullotash në këtë zonë të investigohen e të merren në pyetje. Të pyeten dhe banorët e tjerë.“