Gjirokastra vetëm me një mjeke gjinekologe, gratë shtatzëna presin me orë të tëra në korridore
Gratë shtatzëna në Gjirokastër presin me orë të tëra për të marrë shërbimet gjinekologjike në maternitetin “Dhimitër Çuçi”.
"Kam 1 orë e 30 minuta që pres. Jam në muajin e 6-të."
Aktualisht në këtë maternitet jep shërbimet vetëm një mjeke gjinekologe, pasi mjeku Dashamir Demiri është pezulluar nga puna nga prokuroria, ndërsa një tjetër mjeke ka marrë pushimet.
"Vetëm njëra është. Mua më thanë të shkoj tek ai doktor që më pret."
Pacientet thonë se kanë pritur me orë të tëra të martën, por ende nuk kanë mundur të kryejnë një vizitë.
"Unë jam në muaji ne shtatë të shtatzanisë, kam problemet e mia dhe kam që dje që nuk mbaroj punë, kur doktorët më kanë thënë të rri në regjim shtrati."
Ka edhe nga të tjera që thonë se prej dy ditësh nuk po marrin shërbim.
Thonë se kjo vonesë në kryerjen e vizitave ndikon tek shtatzënia e tyre.
"Ka frikë dhe vetëm një doktoreshë është. Tashmë nuk na shërbejnë më. Kemi frikë."
Spitali i Gjirokastrës ka refuzuar që të flasë për këtë problematikë, pavarësisht se Ora News ka tentuar të marrë një komunikim.
Janë rreth 30 pacientë në ditë që i drejtohen materniteti të Gjirokastrës, ndërsa gjatë 3 muajve te pare te vitit 2021 kane ardhur ne jete 113 bebe.
