Shkodër: Flakët dalin jashtë kontrollit në Shllak, po digjen dhjetëra hektarë pyje e kullota
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2021, 15:21
Zjarri ka përfshirë edhe Njësinë Administrative Shllak, në Shkodër. Burime për Ora News, bëjnë me dije se vatrat e zjarrit kanë dalë jashtë kontrolli dhe si pasojë po digjen dhjetëra hektarë pyje e kullota.

Mësohet se nga flakët rrezikohen edhe qendrat e banuara.
Ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të territorit të thyer, ndërkohë forcat e zjarrfikësve po mundohen të neutralizojnë zjarrin me mjete rrethanore.

Zjarri prej ditësh ka përfshirë qarqe të vendit tonë, ku janë djegur qindra hektarë, pyje kullota dhe dru frutor.
Ora News, mëson se një vatër tjetër zjarri është edhe në Vaun e Dejës.

Gjatë muajit Korrik në Shkodër, ka pasur rreth 19 vatra zjarri, ndërkohë që vatrat e zjarrit janë aktivizuar sërish gjatë këtij muaj.
