Athinë: I vrau vajzën, familjarët e Anisa Shehut sulmojnë bashkëshortin vrasës

Situatë e tensionura ka qenë ajo para gjykatës ku u paraqit për masën e sigurisë Florand Shehu I arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Anisa Shehu.

Të afërmit e gruas së pafat hodhën shishe uji dhe kafe drejt tij, ndërsa disa të tjerë tentuan ta sulmonin atë.

Në të njëjtën kohë ata kanë qenë të shokuar dhe nga deklarata që burri kishte bërë para policisë.

40 vjeçari tregoi se e kishte vrarë për arsye xhelozie. Gruaja  shpesh mbyllte derën e dhomës pasi ai shpesh bëhej agresiv.

Autori  ka pranuar përpara hetuesve se e vrau viktimën në kohën që ajo flinte.

Gruaja është përpjekur të mbrohet por ai e ka bllokuar dhe e ka qëlluar në qafë.

Mbaj mend që u zgjua dhe nisi të bërtiste me të madhe. Ia mbylla gojën dhe më pas e godita sërish me thikë. Me të dy duart I mbylla gojën sepse po bërtiste. Kur ndaloi së rezistuari u ngrita dhe shkova në banjo. Hoqa rrobat dhe I hodha në kosh.

Gjykata do të vendosë dhe për kujdestarinë e djalit 10 vjeçar të familjes.  Prindërit e Anisës kanë bërë kërkesë për ta marrë ata në kujdestari ta rrisin dh eta shkollojnë.

Ky vendim pritet të merret brenda muajit shtator, për shkak se gjykatat greke nuk funksionojnë gjatë muajit gusht.