Banorët e Dukatit krah ushtrisë të shuajnë flakët: Boll të mos më vijë zjarri poshtë nga shtëpitë

Banorët e Dukatit po luftojnë krah ushtrisë për të shuar flakët që vijojnë prej 10 ditësh.

Njëri pej tyre tregon se flakët i ka luftuar me çka mundur, gjethe e mjete të tjera.

“Boll të mos më vijë zjarri poshtë nga shtëpitë, lart iku ajo punë. Nëse nuk e shuajnë zjarri shkoi në Llogara” thotë ai i shqeqësuar dhe i ndërgjegjësuar se flakët kanë rënë në një terren të vështirë malor dhe nuk është e lehtë as ndërhyrja e ushtrisë, raporton Ora News.

Ushtria është në terren dhe po punon me kazma e lopata për të shuar flakët.

“E gjithë lagjia rrezikohet” thotë një banore tjetër duke treguar se gjithë natën nuk kanë vënë gjumë në sy.

“Nga ora 01:30 minuta ishte katastrofë. Kemi çobanët me dhi atje. Natën janë dëgjuar thirrje për ndihmë. Është e frikshme” thotë ajo, ndërsa një djalë  i fshatit i tregon se barinjtë kishin arritur të zbrisnin poshtë duke mos rrezikuar jetët e tyre.