Baldushk: Banorët në këmbë të mbrojnë tokën e tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2021, 11:50
Punonjësit e firmës “Hysa” që janë kontraktuar për vijimin e projektit të rindërtimit shkuan sot për të vijuar punën por shpesh ata janë detyruar ti ndërpresin për shkak se janë përballur me tensionin e banorëve të fshatit Mustafa Koç të Baldushkut.
Banorët pretendojnë se projekti është devijuar dhe nuk ishte parashikuar dëmtimi i tokave me të mbjella me të cilin ata jetojnë.
Gjithashtu banorët thonë se punëtorët kanë dëmtuar dhe tubacionin e ujrave të bardha.
Ora Neës është atje për të ndjekur nga afër problematikën dhe do të përgatisë një kronikë speciale për këtë.
Sipas banorëve projekti i bashkisë ka ndryshuar.
Familjarët në Baldushk thonë se pronën e kanë të trashëguar dhe se me Bashkinë e Tiranës janë në proces gjyqësor.