Shikoni dëmin kolosal që kanë shkaktuar flakët në Dukat të ri, ndërpritet operacioni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2021, 12:04
Në Vlorë dy vatrat më të rrezikshme janë ato në afërsi të fshatit Dukat dhe në Tragjas të Vlorës.
Nga pamjet duket që zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në Dukat të ri.
Forta e ushtrisë ndodhen atje por situata është e vështirë dhe sot paradite është ndërprerë operacioni për shuarjen e flakëve pasi ato favorizohen nga era.
Drejtuesi i emergjencave civile Haki Çako tha se është operuar gjatë gjithë ditës së djeshme dhe është kërkuar ndihmë dhe nga mekanizmi i mbrojtjes civile Europiane në Bruksel por për shkak të situatës së rënduar në shtetet e tyre nuk mund të ndihmojnë.

