Një fabrikë e përpunimit të skrapit përfshihet nga flakët në Babrru, lëndohet zjarrfikësi

 

Ora 15: 50 Ora News mëson se pronari i fabrikës së përpunimit të skrapit është Flamur Lahi.  Flakët vijojnë prej më shumë se një orë. 4 zjarrfikëse po punojnë për izolimin e flakëve për të ndaluar përparimin në magazina të tjera, ku ka dhe bateri makinash. Një zjarrfikës është dërguar në spital pasi kishte probleme me asfiksinë.

Ora 15:00 - Rreth orës 14:30, në rrugën “Dine Hoxha” ka rënë zjarr në pikën e skrapit në pronësi të shtetasit F. L, ku ka vetëm dëme materiale informon policia.

Forcat zjarrëfikse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Ora News po përcjell live zhvillimet

Ora 14: 40 Ora News raportoi live 

Një fabrikë e përpunimit të skrapit mes zonës së Babrrusë e Paskuqanit është përfshirë nga flakët.

Brenda ka pasur dhe persona por fatmirësisht  kanë arritur të evakuohen.

"Flakët kanë shpërthyer rreth orës 14:10 minuta" raporton gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj i cili po raporton nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu po evakuohen dhe banorët e banesave afër kësaj fabrike.

Një fabrikë e përpunimit të skrapit përfshihet nga