Shqetësuese zjarret në Karaburun, flakët rrezikojnë banesat në Dukat, rrezikohet dhe parku i Llogarasë
Zjarri në Gadishullin e Karaburunit mori përmasa të frikshme të martën.
Këto pamje vijnë nga fshati Dukat, ku zjarri po përparon nga ora në orë.
Vetë kreu i mergjencave civile Haki Çako pranoi se rreziku është shtuar këtë të martë.
Por ndërsa rreziku nga ana e Bazës së Pashalimanit ka kaluar, zjarri është duke kërcënuar seriozisht Parkun Kombëtar të Llogorasë.
Orët në vijim do të jenë vendimtare, pasi flakët tanimë janë vetëm 2 kilometra larg Llogorasë.
Ministri i Mbrojtës, Niko Peleshi tha Shqipëria ka kontaktuar me disa shtete përfshirë Italinë, Turqinë dhe Kroacinë, por në këto momente asnjëra nuk mund të përgjigjet për ndihmë.
Në Karaburun pritet që pasditen e së martës në ndihmë të ushtrisë të jenë edhe 2 helikopter të tjerë.
Më Karaburun janë dërguar sot rreth 500 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të cilat po ndihmojnë zjarrfikësen për të vënë nën kontroll flakët.
Pas mesditës së të martës u riaktivizua zjarri në Lunxheri të Gjirokastrës, ndërsa tymi mbuloi Gjirokastrën.
Edhe Veriu i vendit u përshi nga zjarret.
Këto pamje vijnë nga Shllaku në Shkodër, ku zjarri doli jashtë kontrolli ndërsa atje janë rrezikuar edhe qendrat e Banimit.
29 persona janë proceduar vetëm gjatë muajit korrik për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa statistikat tregojnë se 24 prej tyre janë hetuar në gjendje të lirë, ndërsa 5 të tjerë janë vënë nën masën e arrestit.
