Shikoni kur ushtria punon me kazma e lopata për të shuar flakët në Dukat të Vlorës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2021, 14:36
Ushtria po punon me kazma e lopata siç ishte dhe porosia e Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako në Dukat aty ku flakët rrezikojnë ti afrohen banesave.
Njëri pas tjetrit me kazmë me lopatë me gjithçka. Duhet krijuar kordoni. Pjesa tjetër duhet të punojë me të njëjtin parim. Duhet të punojë me parimin e tokës së djegur. Nuk ka formë tjetër. Duhet gjetur një drejtim” ishte porosia që la ai mëngjesin e sotëm.
Ora News sjell momente të ndërhyrjes së ushtrisë me kazma e lopata për të shuar flakët.
Po synohet gjithashtu dhe hapja e një kanali i cili do të ndalojë përhapjen e flakëve më tej.
Ndërkohë ka pasur dhe ndërhyrjen e helikopterëve nga ajri, por era e fortë favorizon përhapjen e flakëve.
