Hapet pika doganore me Malin e Zi në Vermosh, Rama: Do shembim barrierat burokratike, ‘thumbon’ BE

Hapet në Grabom të Malësisë së Madhe pika e përbashkët kufitare me Malin e zi, e cila do të jetë në funksion të lehtësimit të lëvizjes drejt një Ballkani të Hapur.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se së shpejti do të ndërtohet edhe ura që lidh Velipojën ne Malin e Zi ndërsa shtoi se kjo duhet të shërbejë si një urë lidhëse duke lënë mënjanë burokracitë.

"Sot bie një tjetër mur mes nesh dhe Malit të Zi, dhe është një lajm i mirë për të gjithë ata që e përdorin këtë rrugë, megjithatë nuk mjafton që të ndërtosh një strukturë dinjitoze dhe as të hapësh një pikë të re doganore nëse së bashku ne nuk i heqim të gjithë barrierat jo tarifore dhe nëse së bashku nuk e bëjmë kalimin e qytetarëve tanë pa humbur asnjë minutë në pritje të identifikimit të dokumente.

Ne do të angazhohemi për të ndërtuar urën që lidh Velipojën me Malin e Zi. Dhe unë nuk e kuptoj se si ne do të ndërtojmë një urë e cila në radhë të parë është një rrugë kalimi turistike dhe aty do të kemi kontrolleve.

Me ndërtimin e urës shpresoj që ne të bëjmë të gjithë shembjet e barrierave jo tarifore, identifikimit të njerëzve, dhe ajo urë tërë jetë një urë kalimi në anën tjetër për të gjithë turistët dhe vizitorët, pas pasur nevojë që të ndjehen sikur po ndahen nga një shtet dhe po shkojnë në një shtet tjetër."- tha Rama. 

Nga ana tjetër kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç tha se kjo konfirmon forcimin e lidhjeve mes dy vendeve duke e vënë theksin te bashkëpunimi.

“Ky eveniment sot dëshmon për marrëdhëniet mes dy vendeve tanë, premtimi që bëhet duhet të mbahet. Besa e dhënë në Shqipëri dhe fjala në Mal të Zi, nuk ka kërkuar vulë, por gjithmonë është respektuar. Rruga jonë e vetme është ajo drejt BE. Kjo është edhe konfirmim i forcimit të lidhjeve tona, të realizimit të potencialeve të këtyre vendeve."- tha ai. 

Gjatë inagurimit Rama ka ftuar Malin e Zi që pa humbur kohë të përfshihet në iniciativën ‘’Ballkani e Hapur’’.