Po kërkohet të intimidohet SPAK

Grabitësit në këtë verë duket se kanë në qendër të vëmendjes vilat në zonat bregdetare pak pas mesnatës duke u gdhirë (3 gusht) në një nga komplekset në zonën e Gjirit të Lalzit  janë dhunuar disa shtëpi, në të cilat mësohet se janë marrë sasi parash.

Në zonë ndodhet po ashtu dhe banesa e kreut të SPAK Arben Kraja, por që i ka shpëtuar objektivit të dhunuesve. Por ky i fundit në deklaratën e dhënë ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje duke mohuar çdo lajm. Madje ai shton se është një lajm i sajuar për të goditur SPAK dhe integritetin e institucionit. Më tej Kraja garanton se SPAK nuk intimidohet nga fake news.


Në zonë pas denoncimeve kanë mbërritur forca të shumta policie që kanë mbledhur provat dhe materialet në tentativë për të zbuluar grabitësit. Kompleksi është i rrethuar me kamera të shumta të sigurisë, ndaj dhe pamjet e tyre do të jenë një material i rëndësishëm në zbulimin e agresorëve

Sulmet në banesa është një vepër e hasur shpesh në Shqipëri.

Vetëm katër ditë më parë 6 persona u prangosën pasi tentuan të grabitnin një banesë. Ndërsa edhe në jug ka pasur denoncime të shumta. Në vitin 2020 janë shënuar 3909 raste në të cilat 88 me dhunë dhe 14 me armë.