Përfshihet nga flakët kodra në Berat, zjarrfikësja në vendngjarje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2021, 20:42
Kodra me pisha në zonën e kalasë së Beratit, është përfshirë pasditen e sotme nga zjarri.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se në vendngjarje ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur fikjen e menjëhershme të zjarrit.
Që prej 7 ditësh zjarri ka përfshirë disa vende të Shqipërisë. Situata më kritike është në Karaburun, por zjarret kanë përfshirë edhe malin e Tragjasit, dhe kodrat e Radhimës.

