Bogdani: Çfarë pune ka kryetari i Bashkisë së Tiranës në Lojërat Olimpike të Tokios?

Deputeti i PD-së Gerti Bogdani, ngre pyetjen se çfarë pune ka kryetari i Bashkisë së Tiranës në Lojërat Olimpike të Tokios.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Bogdani shkruan se në cilëndo mënyrë që të ketë shkuar Bogdani në Bogdani në Tokio, është e rëndë.  

Ai shton se kjo vizitë ndodh, në kohën që Tirana po mbytet me beton dhe është bërë e pajetueshme.

Postimi i plotë:

Çfare pune ka Kryetari i Bashkise se Tiranes ne lojrat Olimpike te Tokyos?

Nese ka shkuar si pjese e delegacionit eshte shume e rende, sepse shteti nuk kishte leke per patur delegacion te plote, e keshtu i la lojtaret pa trajner e pa staf mjekesor!

Nese ka shkuar me shpenzime nga buxheti i Bashkise, prape eshte shume e rende, sepse buxheti i Bashkise eshte ngushtesisht i lidhur me shpenzime per qytetin e jo me udhetime per qejf te kryetarit. Nese Bashkia e Tiranes kishte nje buxhet per lojerat olimpike, do kish kontribuar shume me mire duke ia dhene keto ne ndihme delegacionit qe te conte trajnere e staf mjekesor!

Nese ka shkuar me para nga xhepi, prape eshte rende, se disa mijera euro shpenzime biletash e hoteli per disa foto e selfie, jane shume per nje kryetar bashkie qe paguhet me rroge shteti!

Tirana kafshohet çdo dite e mbuluar me beton, bizneset mbyten me taksa, qytetaret me çmime te ngritura te çdo sherbimi (edhe te ujit te papijshem), nderkohe lista e sjelleve arrogante e abuzive me parate e qytetareve vazhdon e rritet! Tirana meriton me shume!!