Vdekja e ish-deputetit demokrat, Basha: Në këtë ditë të vështirë i jam pranë familjes së tij

Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish deputetit demokrat, Ahmet Osman Osja.

Basha përmes një postimi në Twitter, ka shpreh ngushëllime familjarëve të tij për këtë humbje të madhe.

Basha shprehet  se ish-deputeti ka përfaqësuar denjësisht Shkodrën duke u renditur në radhën e parë të atyre që u ngritën rikthimin e lirisë.

Basha: Me hidhërim të madh mora sot lajmin e ndarjes nga jeta të Profesor Ahmet Osman Osja, deputeti i Partisë Demokratike në legjislaturën 1992-1996, që ka përfaqësuar denjësisht Shkodrën, duke u renditur në radhën e parë të atyre që me lëvizjen demokratike u ngritën për rikthimin e lirisë. Kontributi i tij qytetar, politik dhe intelektual do të mbetet i pashlyeshëm dhe frymëzues për të gjithë ne. Në këtë ditë të vështirë i jam pranë familjes, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij, për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme. U prehtë në paqe!