Mbi 200 efektivë në Karaburun për shuarjen e flakëve, u kërcënua dhe baza e Pashalimanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2021, 12:22
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ishte sot në Vlorë për të monitoruar nga afër situatën e zjarreve në Karaburun.
Këtu është përqëndruar edhe ushtria si dhe forcat ajrore dhe tokësore
Madje flakët kërcënuan dhe bazën ushtarake të Pashalimanit
“Flakët kërcënuan dhe bazën ushtarake të Pashalinamit. Ne me çdo çmim do ta mbronim bazën por dua ta falenderoj që e shmagën. E vetmja vatër aktive serioze është në Karaburun. Jemi përqëndruar me mjete ajrore dhe tokësore” tha ministri Peleshi.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 200 efektivë.
