"Drejtësi për Teatrin" AMT padit qeverinë, i kërkon SPAK sekuestron e Teatrit, Budina: Rama, burracak, nuk dorëzohemi

Vendimi i Këshillit të Ministrave i firmosur nga zv kryeministri Erion Braçe që i kalon truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës ka bërë që Alenca për mbrojtjen e Teatrit të dorëzojë një tjetër padi në SPAK.

Në kallëzimin penal përfaqësuesja ligjore e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit tha se vendimi i Këshillit të Ministrave është anti-kushtetues, ku përveç kallëzimit i ka kërkuar SPAK edhe sekuestro preventive deri në vendimin final.

"Është antikushtetues në përmbajtje pasi është i njëjti VKM me të njëjtët kritere. Flitet për të njëjtën pronë e cila është shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Ne sot kemi rikërkuar dhe vendosjen e sekuestros preventive" thote perfaqësuesja ligjore, Arjana Kraja.

Përveç akuzave ndaj qeverisë Kalaja akuzon edhe kreun e Spakut Arben Kraja ku shprehet se po tregohet i njëanshëm sa i takon kësaj çështjeje. 

Përfaqësuesja ligjore Arjana Kalaja dhe aktorë e regjisorë mbrojtës të fortë të kauzës së Teatrit Kombëtar ishin sot në SPAK për të dorëzuar padinë dhe për të përcjellë mesazhin se nuk tërhiqen.

Arjana Kalaja: “Ajo nuk është pronë truall por pronë e TK dhe detyrimi nga Gjykata Kushtetuese është rikthimi tek pronari. Shikojmë rreshtim të dukshëm të SPAK krah zyratëve që kanë shkelur ligjet. Do i shkojmë deri në fund i pëlqen apo jo Arben Krajës, ne me të gjitha mënyrët e format do vendosim derjtësi. Aty ku kanë qenë dy godinat e Teatrit, ai Kombëtar dhe ai Eksperimental do të ndërtohen sërish këta dy godina”  

Aktori Edmond Bubina tha se nuk do të dorëzohen, ndërsa e quajti Ramën “burracak”

Edmond Budina: Burracak. Në çështjen e teatrit nuk ka firmosur. Nëse ka guximin të firmosë vetë, burracak. Ne nuk do të dorëzihemi ta kuptojmë këtu. Do vijmë përditë. Nuk lodhemi derisa drejtësia të vihet deri në fund. Jemni këtu për të vendosur drejtësi në këtë vend.

Robert Budina: Ne jemi njerëz të papërlyer e do ta fitojmë betejën me ju që jeni përlyer në të gjitha gjirizet.

Duke përdorur parodinë, aktori Medi Malkaj nga dyert e drejtësisë  aktualizoi një poezi të Andon Zako Cajupi, sipas këndvështrimit të tij.

“Shqipërinë e mori Edi i vu zjarr
shqipëtar mos rri po duku shqipëtar"
Të ka bërë perëndia luftëtar

si s'të lodhi robëria, si s’të lodhi Edi Rama o shqiptar

Çohu o lumëmadh Çohu se nuk të gjen gjë.
Do fitosh të drejtat e tua" 

Në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave për truallin e Teatrit Kombëtar pati reagim edhe nga zyrat e partive opozitare.

Nga selia blu Albana Vokshi tha dje se Edi Rama nuk pyet për institucionet e reja të drejtësisë, kur vendimet e tyre pengojnë planet e tij korruptive me tokën e Teatrit Kombëtar”, e ndërsa Petrit Vasili nga LSI u shpreh Drejtesia e Re eshte thjesht nje mekanizëm i kapur nga rilindja.