Kultivonin bimë narkotike, arrestohet çifti i të moshuarve në Lezhë

Një çift të moshuarish është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi kultivonin lëndë narkotike.

Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin, P.K 64 vjeç dhe bashkëshorten D.K 62 vjeç, banues në fshatin Zejmen në Lezhë.

Njoftimi i policisë:

"Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Krajën, Lezhë, në një ambient të hapur janë konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi P. K., 64 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja D. K., 62 vjeçe, banues në Zejmen, Lezhë, të cilët janë vënë në pranga nga shërbimet e Policisë."