Mbytet në det në plazhin e Tales në Lezhë një person

Një person është mbytur ditën e sotme në plazhin e Tales, Lezhë.

Mësohet se bëhet fjalë për Paulin Rrasa, 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

''Rreth orës 19:30, kemi marrë njoftim për një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë.'' - njofton policia.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po  punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur.