Arsimi dhe tregu i punës/ Programi i studimit në përputhje me kërkesat e maturantëve, rezultate të suksesshme

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Erjon Muça, ka folur në lidhje me hapjen aplikimeve për maturantët, për degët e studimit në Universitet.

Sipas tij është një proces përfundimtar për maturantët, ndërsa shton se përzgjedhja e profileve është  një çështje delikate, pasi sipas tij prej vitesh mungon informacion i detajuar në lidhje me degët e studimit.

Në Shqipëri prej vitesh maturantët përballen me një formacion mbi degët më të mira, ndërkohë shton se këto të fundit zgjedhin degët që mendojnë se ka treg pune në të ardhmen.

"Është një proces vendimtar për maturantët, pasi ata përveç se përzgjedhjes së program të tyre të studimit zgjedhin dhe të ardhmen e tyre, nëpërmjet formimit akademik dhe profilit që zgjedhin. Përzgjedhja është një fenomen shumë delikat për ta, pasi prej vitesh mungon një informacion i detajuar përsa i përket këshillimit në karrierë, qoftë në përzgjedhjen e programit të studimit apo në identifikimin e prirjeve apo talentit me qëllim kultivimin e tyre që herët. Ky proces duhet të fillonte që në 9-vjeçare, aty shikohen prirjet e zhvilluara të nxënësve që më pas të përzgjedhin qoftë formimin e përgjithshëm të shkollës së mesme, apo qoftë drejtimin e formimit profesional, për të zgjedhur një shkollë profesionale.

Ky moment imaturantëve është një moment që shoqërohet me konfuzion, por edhe pasiguri se cilën nga profilet do të zgjedhin ata.  Në Shqipëri prej vitesh maturantët përballen me një formacion mbi degët më të mira. Pra përdoret kjo terminologji. Terminologjia deri diku është e gabuar, pasi sot duhet të përzgjidhen ato degë që janë të përshtatshme, kryesisht ato degë që kultivojnë pasionet e maturantëve të cilat sigurisht që janë të matshme dhe të arritshme. Pra përzgjedhja duhet të bëhet me dëshirën apo pasionet maturantëve.  Vetëm në këtë mënyrë ata un të jenë shumë më shpejt të suksesshëm. Normalisht që ndikimi i prindërve i familjes i shoqërisë dhe me radhë, bën që përzgjedhja të realizohet në mos në mënyrë individuale në grup, në një rreth të caktuar midis miqsh dhe shokësh që përzgjedhin në grup një profil apo degë studimi. Maturantët zgjedhin ato degë që mendojnë se ki thjesht. Sot çdo gjimnaz apo shkollë e mesme përcakton një mësues që përtej angazhimeve të ngarkesës që ka në lëndën e vet merr përsipër të orientojë maturantët.

Ekziston edhe një tekst shkollor që është lëndë me zgjedhje që është kryesisht mbizotërimit në karrierë, por më tepër kjo është një literaturë që nxit apo stimulona ata mbi aftësitë apo zhvillimin e hapësirës sipërmarrëse për të qenë sipërmarrës i suksesshëm, por nuk përbën një plan konkret për planet që duhet të ndjekin.  Pra libri nuk orienton më tepër sesa i shtyn për të qenë sipërmarrës nesër, por nuk i tregon hapat apo rrugët që duhet të bëjë për të arritur të punësohen në një profil apo degë të caktuar. Kjo është vështirësia në Shqipëri, që nuk ka një sistem funksionimi tregu ashtu siç duhet."