Gjykata e Lartë bëhet me 9 anëtarë, Meta dekreton Asim Vokshin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2021, 14:55
Gjykata e Lartë bëhet me 9 anëtarë.
Presidenti Ilir Meta dekretoi sot emërimin e Asim Vokshit si gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
Dekreti hyn në fuqi menjëherë.
Asim Vokshi ishte dhe anëtari i Kolegjit Zgjedhor Gjyqesor ndërsa në shkurt 2021, kaloi vetingun pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë si gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë.
Asim Vokshi ka mbaruar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe ka filluar të punojë si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2016 u emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ndërsa është angazhuar edhe në mësimdhënie si lektor në fakultetin e Drejtësisë dhe në Shkollën e Magjistraturës.
