Zjarr në Fier, përfshihet nga flakët një stallë bagëtish, dyshohet se janë djegur disa bagëti
Një stallë bagëtish në Vajkan është përfshirë nga zjarri. Burime për Ora News, bëjnë me dije dyshohet se brenda stallës ka bagëti të djegura, por që ende nuk janë gjetur.
Mësohet se është djegur stalla e Laver Buzit, në Vajkan. Po ashtu si pasojë e flakëve është djegur misër, grurë, disa shpendë e pula deti
Zjarri mendohet qe ka ardhur nga rruga ku janë duke punuar zjarrfikës të Lushnjes, pasi zjarri është në zonë kufitare mes Fierit dhe Lushnjes.
Për Ora News, e zonja e shtëpisë ka treguar detaje në lidhje me ngjarjen.
“Na u dogj gruri e Misri i dimrit. Zjarri erdhi nga matan rrugës. Lopën e nxorrëm, të tjerat mbeten brenda. Jemi shume të rrezikuar. Nuk dimë nga të ruhemi. “
Pranë stallës, ndodhen forcat zjarrfikëse të Fierit, ndërsa pranë kanalit, buzë autostrdaës Fier Lushnje ato të Lushnjes.

