Zjarret përfshijnë komunën arbëreshe siçiliane Hora e Arbërshvet

Orë preokupuese për komunën arbëreshe Piana degli Albanesi në ishullin e Siçilisë në Itali ku një zjarr i fuqishëm ka vënë në rrezik banorët arbëreshë e të gjithë territorin.

Vatra të fuqishme zjarri kanë përfshirë gjatë natës komunën arbëreshe siciliane, Hora e Arbërshëvet, e njohur në gjuhën italiane Piana delgi Albanesi.

Gjatë gjithë natës e gjatë ditës së sotme, trupat e zjarrëfikësve e avionët zjarrëshues po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit që kanë përfshirë Malin Pizzuta.

Flakët e zjarrit kanë mbërritur pranë disa banesave duke e bërë të detyruar evakuimin e të gjithë banorëve që jetojnë në territorin ose pranë këtij Mali.

Komuna Hora e Arbëreshëvet është e pozicionuar në provincën e Palermos, në Siçili e ka gati 6 mijë banorë.

Mbi këtë qytezë po punojnë aktualisht 2 avionë zjarrëshues e një helikopter.

Prej natës së djeshme një shi hiri bie pa pa pushim mbi këtë komunë.

Departamenti i Mbrojtes civile ka deklaruar për ditën e sotme 30 korrik 2021, alarm të kuq të nivelit të lartë në të gjithë rajonin e Siçilisë, me rrezik zjarri për shkak të temperaturave të larta.