Yuri Kim: Gjyqtari i 9-të u emërua në Gjykatën e Lartë, faleminderit KLGJ-së dhe presidencës
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ke reaguar ditën e sotme edhe lidhur emërimin e gjyqtarit të 9-të në Gjykatën e Lartë.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja Yuri Kim shkruan se të vazhdohet të ecet përpara, hap pas hapi, në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë më shumë rezultate dhe të qëndrojë në rrugën e saj.
Yuri Kim: Gjyqtari i 9-të është emëruar sot në Gjykatën e Lartë. Faleminderit edhe një herë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës. Le të ecim përpara hap pas hapi, në mënyrë që reforma në drejtësi të mund të sjellë më shumë rezultate dhe që Shqipëria të qëndrojnë në rrugën drejt BE-së.
Më herët ditën e sotme ambasadorja amerikane, pas një takimi me kryedemokratin Basah tha se PD nuk mund të hajë bar për interesat e një deputeti.
