Durrës/ Arrestohet me armë pa leje me vete Kep Arapi
Rexhep Arapi, 58 vjeç, banues në Sukth, Durrësi njohur ndryshe si “Kep Arapi”, është arrestuar ditën e sotme në hyrje të lokalit të tij.
Policia bën me dije se është kapur me armë pa leje e cila është sekuestruar së bashku me mjetin e blinduar që po udhëtonte.
"Shërbimet e Policisë në bazë të informacioneve të mara se në ambinetet e një lokali në autostradën Durrës-Tiranë, ndodhej një shtetas i cili dispononte armë zjarri me vete, kanë ushtruar kontrolle dhe në banakun e lokalit kanë gjetur një çantë dore ku u gjet një armë zjarri pistoletë e cila nga veprimet hetimore rezultoi se i përkiste shtetasit Rexhep Rapi."- njofton policia.
Arapi dyshohet të ketë qenë i përfshirë në një vrasje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".